Huthitët godasin aeroportin “Abha” të Arabisë Saudite

Huthitët në Jemen deklaruan se kanë marrë edhe një herë në objektivë me dronë të armatosur aeroportin “Abha”, që ndodhet në lindje të Arabisë Saudite.

1516848
Huthitët godasin aeroportin “Abha” të Arabisë Saudite

Huthitët në Jemen deklaruan se kanë marrë edhe një herë në objektivë me dronë të armatosur aeroportin “Abha”, që ndodhet në lindje të Arabisë Saudite.

Zëdhënësi ushtarak i huthitëve Yahya Seri, në deklaratën e tij tha se me anë të dronit zbulues në orët e mëngjesit goditën një objektivë të rëndësishme në aeroportin “Abha”, që ndodhet në lindje të Arabisë Saudite.

Seri deklaroi se sulme të tilla do të vazhdojnë derisa sulmet dhe bllokada vazhdojnë.

Zëdhënësi i huthitëve njoftoi gjithashtu se edhe dje goditën në dy sulme të ndryshe objektiva të rëndësishme ushtarake në Aeroportin “Abha”.

Kështu që në 24 orët e fundit huhitët raportuan se ata kanë shënjestruar 3 herë këtë aeroport.

Kurse koalicioni arab që mbështet Jemenin kundër huthitëve bëri të ditur se që nga dita e shtunë më 24 tetor janë rrëzuar 6 dronë të lëshuar nga huthitët për në Arabinë Saudite.  

Huthitët e mbështetur nga Irani shpeshherë marrin në shënjestër rajonet në jug të Arabisë Saudite.

Në Jemen, ku për një kohë të gjatë mbizotëron paqëndrueshmëria politike, huthitët që prej shtatorit të vitit  2014 mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone të tjera. Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite mbështesin qeverinë e Jemenit kundër huthitëve që nga marsi i vitit 2015.



Lajme të ngjashme