Anëtari i Dhomës së Lordëve: Respektoni Muhamedin ashtu siç ne respektojmë Moisiun e Jezusin

Baroni Nazir Ahmed, një anëtar mysliman i Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, reagoi ndaj Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili bëri deklarata islamofobe dhe mbrojti karikaturat që synonin Profetin Muhamed.

1516976
Anëtari i Dhomës së Lordëve: Respektoni Muhamedin ashtu siç ne respektojmë Moisiun e Jezusin

“Muhamedi është profeti i mëshirës dhe nderi ynë. Gati 2 miliardë myslimanë në të gjithë botën e duan atë më shumë sesa prindërit e tyre. Respektoni Profetin tonë ashtu siç ne respektojmë Moisiun (Musa) dhe Jezusin (Isa)”, deklaroi ai.

Administrata franceze bëri deklarata që synonin Islamin dhe myslimanët pas vrasjes së një mësuesi, i cili më 16 tetor u tregoi nxënësve të tij në klasë karikaturat fyese të Profetit Muhamedit. Kurse Macroni e përshkroi vrasjen si “terrorizëm islamik”.

Qëndrimi i administratës franceze ndaj myslimanëve çoi në një rritje të akteve islamofobe dhe sulmeve raciste. Kohët e fundit në Francë, dy gra myslimane me origjinë algjeriane u goditën me thikë pranë Kullës “Eiffel” në Paris dhe dy vëllezër jordanezë u bënë pre e dhunës raciste në kryeqytetin e vendit.

Megjithatë, pasi Macroni njoftoi se nuk do të hezitonin të publikonin karikatura të Profetin Muhamed, në disa ndërtesa publike të Francës u pasqyruan karikatura ofenduese të Profetit Muhamed.

Pas këtyre deklaratave, shumë vende myslimane filluan bojkote kundër mallrave franceze.



Lajme të ngjashme