Aliyev: Armenia shkeli armëpushimin

Në fjalimin drejtuar kombit, Presidenti Ilham Aliyev deklaroi se vendi i tij ra dakord për një armëpushim për të këmbyer të burgosurit dhe kufomat, por Armenia e shkeli armëpushimin pa kaluar shumë minuta.

1516057
Aliyev: Armenia shkeli armëpushimin

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se Armenia ka shkelur armëpushimin, i cili hyri në fuqi këtë mëngjes.

Në fjalimin drejtuar kombit, Aliyevi deklaroi se vendi i tij ra dakord për një armëpushim për të këmbyer të robërit dhe kufomat, por Armenia e shkeli armëpushimin pa kaluar shumë minuta.

"Ata që duan një armëpushim po dërgojnë armë në Armeni. Unë e kam listën. Përse dërgon armë ai që kërkon armëpushim?",- shtroi pyetjen Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

"Unë ju them juve, mbështetësve të Armenisë. Nëse doni ta shpëtoni shtetin armen i thoni që të largohet nga tokat toka. Ai do të largohet me një fjalë tuajën”,- shtoi Aliyev.

Në fjalimin e tij presidenti azerbajxhanas deklaroi gjithashtu se deri më tani janë asgjësuar 252 tanke dhe 6 sisteme raketash “S-300” të Armenisë. 

Armëpushimi i përkohshëm humanitar në Karabakun Malor, për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) njoftuan se Azerbajxhani dhe Armenia kishin rënë dakord, hyri në fuqi në 08.00 me orën lokale të ditës së sotme.

Në 08.05, ushtria armene e shkeli armëpushimin dhe goditi me artileri nga drejtimi i qytetit të pushtuar Lachin trupat azerbajxhanase të vendosura në fshatin Sefiyan të provincës Lachin dhe rajonin Aghdam, qytetin Terter dhe fshatrat e tyre.

 


Lajme të ngjashme