Jerablusi sulmohet me raketa balistike, 5 të vrarë dhe 15 të plagosur

Në Jarablusin e spastruar nga terrori me anë të operacionit “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, u ndërmor një sulm me 2 raketa balistike, i cili shkaktoi 5 të vrarë.

1514993

Në sulmin që ndodhi në zonën përballë rrethit Karkamis të Gaziantepit (Turqi) edhe 15 persona mbetën të plagosur.

Pas sulmit me raketa rafineritë e naftës morën flakë. Ekipet e mbrojtjes civile, të njohura si “Beretat e Bardha” punojnë për të shuar zjarrin.

Bëhet e ditur se raketat balistike u hodhën nga aeroporti “Hamim” në qytetin Latakia.

Lajme të ngjashme