Stoltenberg përshëndet formimin e mekanizimit mes Turqisë dhe Greqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet i kënaqur nga formimi i mekanizmit mes Turqisë dhe Greqisë.

1514552
Stoltenberg përshëndet formimin e mekanizimit mes Turqisë dhe Greqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet i kënaqur nga formimi i mekanizmit mes Turqisë dhe Greqisë.

Sekretari i Përgjithshëm u prononcua në interes të gazetarëve në fund të ditës së parë të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të mbajtur përmes videokonferencës.

Duke vënë në dukje se ata diskutuan situatën në Mesdheun Lindor në takim, Stoltenberg tha se ministrat ranë dakord që tensioni në rajon duhet të ulet brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar dhe solidaritetit të aleancës.

“Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s gjithashtu i dhanë mbështetje të fortë mekanizmit të parandalimit të konfliktit në NATO, i cili synon të parandalojë incidentet dhe aksidentet në Mesdheun Lindor. Parandalimi i humbjeve të jetëve në ajër dhe në det është një përgjegjësi e rëndë. Ne nuk duhet ta vëmë këtë vetëm mbi supe të kapitenëve të anijeve tona dhe pilotëve të avionëve tanë. Si politikanë, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të zgjidhur konfliktet tona”, bëri të ditur Stoltenberg.

Sekretari tha se mekanizmi i procedurave të ndarjes mund të hapë hapësirë ​​për negociata politike, ndërsa shtoi se shpresojnë që bisedimet eksploruese do të fillojnë me përpjekjet e Gjermanisë dhe se mekanizmi do ta mbështesë këtë.

Ai shprehu kënaqësinë e tij nga formimi i një mekanizmi të tillë nga Turqia dhe Greqia, të cilat treguan fleksibilitet dhe shtoi se palët kanë formuar një kanal me të cilin do të mund të komunikojnë 7/24.

"Jemi duke shqyrtuar se si mund të zgjerohet dhe forcohet ky mekanizëm", bëri të ditur Stoltenberg, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia dhe Greqia çdo ditë zhvillojnë bisedime në selinë e NATO-s. Ka mosmarrëveshje dhe dallime. Këto u diskutuan gjithashtu në takimin e sotëm ministror. Kishte një mbështetje të gjerë për mekanizmin e parandalimit të konfliktit, dialogun, uljen e tensionimit dhe mënyrën se si ne mund ta forcojmë mekanizmin në NATO”.

 


Lajme të ngjashme