Në Paris sulmohen me thikë dy gra myslimane

Në Paris, kryeqytetin e Francës, 2 gra myslimane u sulmuan me thikë nga dy gra që bërtitën “arabe të ndyra”.

1513801
Në Paris sulmohen me thikë dy gra myslimane

Në Paris, kryeqytetin e Francës, 2 gra myslimane u sulmuan me thikë nga dy gra që bërtitën “arabe të ndyra”.

Policia franceze arrestoi dy të dyshuarat me akuzën për sulm racist.

Sulmueset, emrat e të cilave nuk bëhen publike, nga ana e prokurorisë së qytetit u deklaruan se e përkufizojnë veten si “gratë e bardha evropiane”. Ato akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë.  

Ndërkohë që një prej dy grave myslimane të goditura 6 herë me thikë ka marrë plagë në mushkri, gruaja tjetër është operuar në dorë.

Dëshmitarët okularë bënë të ditur se sulmuese bërtitën “arabe të ndyra” dhe “kthehuni në vendin tuaj”.   

 


Lajme të ngjashme