Bruksel – Stoltenberg: NATO s'është palë e luftimeve në Karabakun Malor

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi të mërkurën se i ka bërë me dije Presidentit të Armenisë, Armen Sargsyan, që Aleanca nuk është palë e luftimeve në Karabakun Malor.

1513873
Bruksel – Stoltenberg: NATO s'është palë e luftimeve në Karabakun Malor

Jens Stoltenbergu dhe Armen Sargsyani mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit të tyre në shtabin e NATO-s, në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës.

“Z. President i rikujtova se NATO-ja nuk është palë e këtij konflikti. Edhe Azerbajxhani, edhe Armenia janë partnerë të çmuar të Aleancës prej më shumë se 25 vitesh”, potencoi Stoltenbergu duke bërë me dije se me presidentin armen biseduan për situatën në Karabakun Malor.

Ai shprehu shqetësimin e NATO-s për shkeljen e armëpushimit dhe vuri theksin mbi rëndësinë e sheshimit të mosmarrëveshjeve, dhënies fund të vuajtjeve dhe gjetjes së një zgjidhjeje paqësore.

Kreu i Aleancës u bëri thirrje palëve për të vepruar me maturi, për të respektuar armëpushimin dhe për të ulur tensionin në rajon sa më parë që të jetë e mundur.

“Sulmet ndaj civilëve janë të papranueshme dhe duhet të ndalen urgjentisht. Të gjithë duhet të angazhohen për një zgjidhje politike të qëndrueshme. Armenia dhe Azerbajxhani duhet të vazhdojnë negociatat”, tha sekretari Stoltenberg mes të tjerash.



Lajme të ngjashme