Afganistan – Në përleshjet me talebanët humbë jetën shefi i policisë së Provincës Tahar

Raz Mohammed Durandish, shefi i policisë së Provincës Tahar në verilindje të Afganistanit, vdiq në konfliktin me Talibanët.

1513205
Afganistan – Në përleshjet me talebanët humbë jetën shefi i policisë së Provincës Tahar

Raz Mohammed Durandish, shefi i policisë së Provincës Tahar në verilindje të Afganistanit, vdiq në konfliktin me talibanët.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Tahar, Halil Esir deklaroi për gazetarët se mbrëmë kishte një përplasje midis militantëve talebanë dhe forcave të sigurisë në rrethin Baharak.

Zëdhënësi Esir deklaroi se shefi i policisë në Tahar, Raz Mohammed Durandish dhe disa prej rojeve të tij humbën jetën në këtë konflikt.

Duke bërë të ditur se militantët gjithashtu pësuan humbje të mëdha, Esir vuri në dukje se përforcimet u dërguan në rajon.

Nga ana tjetër, në sulmin me bombë në rrethin Kang të provincës Nimruz në perëndim të vendit, humbën jetën shefi i policisë së rrethit dhe 11 policë të tjerë.

Askush nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.



Lajme të ngjashme