Merkel: DAESH vazhdon të jetë kërcënim për rajonin dhe botën

Kancelarja gjermane Angela Merkel para takimit me Kryeministrin irakian Mustafa Al-Kazimi, mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin.

1512637
Merkel: DAESH vazhdon të jetë kërcënim për rajonin dhe botën

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se organizata terroriste DAESH vazhdon të jetë kërcënim për botën.

Merkel para takimit me Kryeministrin irakian Mustafa Al-Kazimi, mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin.

Duke bërë të ditur se Gjermania qëndron pranë Irakut, Kancelarja Merkel deklaroi se ata do të vazhdojnë të mbështesin Irakun në stabilizimin e vendit, ekonomisë dhe sigurisë.

Ajo theksoi se lufta kundër DAESH-it nuk ka mbaruar, ndërsa theksoi se “DAESH-i vazhdon të jetë një kërcënim në rajon dhe më gjerë”.

Kancelarja gjithashtu nënvizoi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e Irakut brenda fushës së NATO-s dhe koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it.

Ajo shprehi kënaqësinë nga dëshira e qeverisë irakiane për reforma, ndërsa deklaroi se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Irak në qershor 2021 mund të rrisë besimin e njerëzve në institucionet shtetërore.

Merkel gjithashtu tha se me Kazimi do të diskutojnë çështje ekonomike, rajonale dhe të sigurisë.

Ndërkaq Kryeministri irakian Kazimi nga ana e tij tha se ata e vlerësojnë luftën e Gjermanisë kundër organizatës terroriste DAESH dhe përpjekjet e saj për të stabilizuar rajonin.

Kazimi vuri në dukje se qeveria ka vendosur një agjendë reformash, veçanërisht në çështjet ekonomike dhe financiare.

Ai gjithashtu u bëri thirrje kompanive gjermane të "investojnë në energji dhe infrastrukturë në Irak".



Lajme të ngjashme