Këshilli Turk mbështet luftën e drejtë të Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të pushtuara

Platforma Rinore e Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk) i shprehu mbështetjen e saj Azerbajxhanit, i cili po lufton për të çliruar territoret e tij nën pushtimin armen.

1512496
Këshilli Turk mbështet luftën e drejtë të Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të pushtuara
Türk Konseyi 02.jpg
5bb4c24ac556d.jpg

Sipas deklaratës me shkrim të lëshuar nga Këshilli Turk, Bordi Ekzekutiv i Platformës Rinore të Këshillit Turk realizoi një mbledhje “online” për të diskutuar zhvillimet aktuale në rajon.

Të pranishëm në këtë takim ishin zëvendësministri i Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit – Intiqam Babayev, nënsekretari i përgjithshëm i Këshillit Turk – Gismat Gozalov dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Platformës Rinore nga të gjitha shtetet anëtare.

Gjatë takimit, ku sulmet e fundit ushtarake të Armenisë ndaj Azerbajxhanit ishin çështja kryesore e diskutimit, Bordi Ekzekutiv i Platformës Rinore dënoi shkeljen e hapur të së drejtës ndërkombëtare humanitare nga Armenia përmes sulmeve arbitrare dhe pa kriter ndaj objektivave civile në territorin e Azerbajxhanit dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapat e nevojshme për të ndalur sulmeve e forcave të armatosura armene ndaj civilëve.

Zëvendësministri azerbajxhanas i Rinisë dhe Sporteve, Intiqam Babayev, informoi anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Platformës Rinore mbi rolin e Ministrisë dhe organizatave joqeveritare rinore të Azerbajxhanas në mbrojtjen e kauzës së drejtë të vendit që nga fillimi i konfliktit.

Kurse nënsekretari i përgjithshëm i Këshillit Turk, Gismat Gozalov, informoi pjesëmarrësit në lidhje me hapat e ndërmarra nga Këshilli Turk mbi çështjen në fjalë. Duke kujtuar se Këshilli Turk e dënoi Armeninë për sulmet e saj arbitrare ndaj civilëve në Ganxha (Ganja) dhe qytete të tjera të Azerbajxhanit, Gozalov theksoi rëndësinë e zgjidhjes së konfliktit Armeni-Azerbajxhan sa më shpejt të jetë e mundur në bazë të sovranitetit, integritetit territorial dhe imunitetit të kufijve azerbajxhanas të njohur ndërkombëtarisht.

Gozalov rikujtoi gjithashtu rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratuara në vitin 1993, të cilat kërkojnë tërheqjen e menjëhershme, të pakushtëzuar dhe të plotë të forcave të armatosura armene nga të gjitha territoret e pushtuara të Azerbajxhanit.

Anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Platformës Rinore të Këshillit Turk mbështetën luftën e drejtë të Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të okupuara sa më shpejt të jetë e mundur dhe miratuan një udhërrëfyes për hapat e ardhshme, të cilat do të ndërmerren për të mbështetur luftën legjitime të Azerbajxhanit.



Lajme të ngjashme