Ushtria azerbajxhanase çliron edhe 13 fshatra nga pushtimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi të hënën se ushtria azerbajxhanase ka çliruar nga pushtimi armen edhe 13 fshatra të tjerë të rrethit Jabrayil.

1511682
Ushtria azerbajxhanase çliron edhe 13 fshatra nga pushtimi armen

“Fshatrat Soltanli, Emirvarli, Mashanli, Hasanli, Alikeykhanli, Gumlag, Hajili, Goyerchinveysalli, Niyazguzlar, Kechel Memmedli, Shahvelli, Haji Ismayilli dhe Isagli të rrethit Jabrayil janë çliruar nga pushtimi. Karabaku është Azerbajxhan!”, shkroi Aliyev në rrjetin social “Twitter”.

“Këto akte të urryera kanë shkaktuar të vdekur dhe të plagosur. Ushtria e Azerbajxhanit u hakmor me të drejtë dhe çliroi disa vendbanime”, shtoi ai.

Presidenti azerbajxhanas tha se Forcat e Armatosura të Armenisë kanë shkelur haptazi armëpushimin humanitar të rënë dakord dhe që nga ora 00:02 e datës 18 tetor po përdorin artileri të rëndë duke sulmuar zonat e banuara dhe pozicionet luftarake të Azerbajxhanit.

Armëpushimi, i dyti që nga fillimi i luftimeve në Karabakun Malor, u njoftua të shtunën dhe hyri në fuqi pikërisht në mesnatë (ora 20:00 sipas kohës të Evropës Qendrore).

Marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë u arrit pasi armëpushimi humanitar i mëparshëm, arritur më datë 10 tetor për lejimin e shkëmbimit të të burgosurve dhe të vrarëve, u shkel disa orë më vonë nga sulmet e raketave armene në qytetin Ganxha (Ganja) të Azerbajxhanit, ku mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 35 të tjerë.



Lajme të ngjashme