Lavrov thekson rëndësinë në respektimin e armëpushimit humanitar në Karabakun Malor

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm i Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov gjatë bisedës telefonike diskutuan situatën në Karabakun Malor.

1511169
Lavrov thekson rëndësinë në respektimin e armëpushimit humanitar në Karabakun Malor

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm i Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov gjatë bisedës telefonike diskutuan situatën në Karabakun Malor.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Bayramov informoi homologun e tij rus për sulmin me raketa të organizuar nga ushtria armene për herë të dytë pas armëpushimit humanitar.

Duke bërë të ditur se shumë civilë azerbajxhanas u vranë në sulm, Bayramov tha se administrata e Erevanit është përgjegjëse për këtë krim lufte.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov gjithashtu tha se viktimat civile nuk janë të pranueshme në asnjë rrethanë.

Duke folur për rëndësinë e respektimit të armëpushimit të përkohshëm humanitar të rënë dakord midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në Moskë më 10 tetor, Lavrov theksoi nevojën për të filluar me bisedime gjithëpërfshirëse mbi bazën e parimeve themelore nën ndërmjetësimin e bashkëkryersuesve të Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Armenia dhe Azerbajxhani gjatë takimeve të mbajtura në Moskë, kryeqytetin e Rusisë më 10 tetor kishin vendosur për një "armëpushim" humanitar, i cili parashikonte shkëmbimin e funeraleve dhe të burgosurve në Karabakun Malor, i efektshëm nga ora 12:00.

Si pasojë e sulmit të ushtrisë armene me raketa në qytetin Ganxha (Ganja) të Azerbajxhanit brenda 24 orëve pas vendosjes së armëpushimit, janë vrarë 10 persona ndërsa u plagosën 35 të tjerë.

Ndërkaq në sulmet e kryera ndaj civilëve më 15 tetor në qytetin Terter gjatë ceremonisë së varrimit janë vrarë 4 dhe u plagosën 4 civilë.

Ndërsa të shtunën një sulm tjetër u krye me raketa në Ganxha, me çrast u vranë 13 civilë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën dhe u nxorën nga rrënojat.

 


Lajme të ngjashme