Azerbajxhani dhe Armenia vendosin armëpushim të përkohshëm humanitar

Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit deklaroi se në përputhje me vendimet e mëparshme të Grupit të Minskut dhe marrëveshjes së arritur në Moskë u vendos një armëpushim i përkohshëm huamanitar.

1511120
Azerbajxhani dhe Armenia vendosin armëpushim të përkohshëm humanitar

Azerbajxhani dhe Armenia arritën në marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm humanitar.

Vendimi hyri në fuqi në orën 00.00 sipas orës vendore.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) të bazuar në deklaratën e Presidentëve të SHBA-së, Rusisë dhe Francës të 1 tetori dhe bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut të OSBE-së të 5 tetorit dhe në përputhje me Deklaratën e Moskës të 10 tetorit, kanë marrë vendim për vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm humanitar, i cili u shpall i pranuar dhe hyri në fuqi që nga ora 00:00 me kohën vendore.

Armenia dhe Azerbajxhani gjatë takimeve të mbajtura në Moskë, kryeqytetin e Rusisë më 10 tetor kishin vendosur për një "armëpushim" humanitar, i cili parashikonte shkëmbimin e funeraleve dhe të burgosurve në Karabakun Malor, i efektshëm nga ora 12:00.

Si pasojë e sulmit të ushtrisë armene me raketa në qytetin Ganxha (Ganja) të Azerbajxhanit brenda 24 orëve pas vendosjes së armëpushimit, janë vrarë 10 persona ndërsa u plagosën 35 të tjerë.

Ndërkaq në sulmet e kryera ndaj civilëve më 15 tetor në qytetin Terter gjatë ceremonisë së varrimit janë vrarë 4 dhe u plagosën 4 civilë.

Ndërsa të shtunën një sulm tjetër u krye me raketa në Ganxha, me çrast u vranë 13 civilë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën dhe u nxorën nga rrënojat.

 


Lajme të ngjashme