“Nuk pranojmë pushtimin e Karabakut Malor, Azerbajxhani lufton për çlirim, Armenia për pushtim”

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi se Karabaku Malor është lufta çlirimtare e Azerbajxhanit.

1510185
“Nuk pranojmë pushtimin e Karabakut Malor, Azerbajxhani lufton për çlirim, Armenia për pushtim”
Aliyev.1.1.jpg

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi se Karabaku Malor është lufta çlirimtare e Azerbajxhanit.

"Azerbajxhani nuk do të pranojë në asnjë rrethanë pushtimin e Karabakut Malor", tha ai.

Ilham Aliyev dhe Kryeministri armen Nikoll Pashinyan u prononcuan për agjencinë ruse të lajmeve “Ria Novosti” dhe i’u përgjigjën të njëjtave pyetje.

Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev deklaroi edhe një herë vijat e tij të kuqe dhe dha mesazhin për mostolerimin në asnjë rrethanë.

"Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë shumë konstruktiv dhe i qëndrueshëm, ne kemi shprehur qartë vijat tona të kuqe. Integriteti territorial i Azerbajxhanit nuk mund të shkelet në asnjë rrethanë, Azerbajxhani nuk do të pranojë në asnjë rrethanë pushtimin e Karabakut Malor", deklaroi Presidenti azerbajxhanas.

Aliyev deklaroi se çdo luftë është e egër, por Azerbajxhani lufton për çlirim e popullit ndërsa Armenia për pushtim.

Presidenti i Azerbajxhanit mohoi me një gjuhë të prerë pretendimin se mercenarët janë përfshirë në radhët e ushtrisë azerbajxhanase dhe shtoi: “Ne nuk kemi nevojë për një pjesëmarrje të huaj në fushën ushtarake. Ushtria jonë përbëhet nga më shumë se 100 mijë ushtarë, njësitë tona ushtarake janë të afta të kryejnë çdo mision që u jepet atyre”, tha ai.

Ndërsa Kryeministri i Armenisë, Pashinyan pranoi se ata ishin në një situatë shumë të vështirë në front, duke bërë të ditur se kanë shumë humbje.

Duke pretenduar se ata janë të gatshëm për kompromis, Pashinyan duke shpërfillur sulmet e Armenisë ndaj vendbanimeve civile, tha: "Ne jemi gati të zbatojmë hapat e rëna dakord në Moskë".

 


Lajme të ngjashme