Izrael – Protestë në mbështetje të Azerbajxhanit

Hebrenjtë azerbajxhanas që jetojnë në Izrael kanë organizuar një demonstratë për të protestuar sulmet armene ndaj Azerbajxhanit.

1510325
Izrael – Protestë në mbështetje të Azerbajxhanit

Hebrenjtë azerbajxhanas që jetojnë në Izrael kanë organizuar një demonstratë për të protestuar sulmet armene ndaj Azerbajxhanit.

Demonstrata u mbajt në qendër të qytetit Petah Tikva me pjesëmarrjen e një numri të madh çifutësh me origjinë azerbajxhanase. Aktiviteti filloi me një minutë heshtje në respekt të ushtarëve dhe civilëve azerbajxhanas që kanë humbur jetën në sulmet armene.

Protestuesit mbanin në duar flamujt e Azerbajxhanit, Turqisë dhe Izraelitit dhe brohorisnin: "Karabaku është i yni, do të mbetet i yni", "Dëshmorët nuk vdesin, atdheu është i pandashëm", "Azerbajxhani duhet të jetë një (i bashkuar), u verbofshin sytë atyre që nuk duan këtë”.

Gjithashtu protestuesit shpalosën edhe pankarta ku ishte shkruar: "Ne do ta vendosim flamurin e Azerbajxhanit në Karabak", "Karabaku i përket Azerbajxhanit", "Ndaloni sulmet armene".

Në demonstratë, e cila u mbështet gjithashtu nga myslimanët azerbajxhanas që jetojnë në Izrael, pjesëmarrësit mbanin në duar edhe fotografi nga sulmet armene kundër vendbanimeve civile në qytetet e Azerbajxhanit.

Protestuesit më pas hipën në automjetet e tyre me flamuj të Azerbajxhanit, Turqisë dhe Izraelit dhe formuan një autokolonë në qendër të qytetit Petah Tikva.

Siç raportohet në shumë qytete të Izraelit jetojnë rreth 100.000 hebrenj me origjinë nga Azerbajxhani.

Shumica e këtyre hebrenjve emigruan në Izrael pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Vlerësohet se popullsia hebre që jeton sot në Azerbajxhan është rreth 10.000.

 


Lajme të ngjashme