Armenia sulmon Republikën Autonome Nahçivan, Azerbajxhani vazhdon mbizotërimin e frontit

Ushtria azerbajxhanase parandaloi sulmet e ushtrisë së Armenisë dhe u shkaktoi humbje serioze forcave armene.

1510536
Armenia sulmon Republikën Autonome Nahçivan, Azerbajxhani vazhdon mbizotërimin e frontit
azerbaycan gece cenaze namazi 1.jpg

Ushtria azerbajxhanase parandaloi sulmet e ushtrisë së Armenisë dhe u shkaktoi humbje serioze forcave armene.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, bëhet e ditur se ushtria armene sulmoi me topa artilerie dhe raketa ushtarët e Azerbajxhanit të vendosur në Cebrail dhe Hadrut, që janë çliruar nga pushtimi.  

Forcat armene përgjatë gjithë natës kanë qenë aktive në disa drejtime të frontit por kjo është parandaluar nga ushtarët azerbajxhanas. 

Në deklaratë e Ministrisë bëhet e ditur se ushtria azerbajxhanase asgjësoi 5 tanke tip T-72, 1 sistem rakete “Grad”1, 5 obus D-30, 2 antiavion me motor tip ZSU-23-4 Shilka dhe 8 automobila që transportonin municione.

Bëhet e ditur se në regjimentin e 18-të të këmbësorisë së motorizuar të Armenisë është rritur numri i të dezertuarve ndërsa në regjimentin luftarak të 5-të ka shumë të vrarë dhe të plagosur. 

Në deklaratë bëhet e ditur se ndër forcat armene ku është thyer rezistenca janë vënë re arratisje në masë kurse ushtria azerbajxhanase që ka zbatuar armëpushimin njerëzor ka një avantazh në të gjithë frontet ushtarake.

Me goditjen ndaj një automjeti që transportonte vullnetarë në regjimentin e 10-të nga ana e ushtrisë së Azerbajxhanit u vranë shumë persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Theksohet se shumë forca armene kanë lënë pas shumë mjete të blinduara dhe janë tërhequr.

Raportohet se ushtria azerbajxhanase shkatërroi baterinë e artilerisë së regjimentit të 9-të të motorizuar të ushtrisë armene dhe zëvendëskomandanti i regjimentit u plagos.

Në deklaratë bëhet e ditur se disa mercenarë që erdhën për të luftuar pranë Armenisë në Karabakun Malor, kanë refuzuar të luftojnë.

Theksohet se ushtria azerbajxhanase ka një avantazh përgjatë të gjithë frontit.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes e Azerbajxhanit, u vërejt se ushtria armene shkel armëpushimin aktual humanitar dhe rreh me zjarrin e artilerisë provincat e Goranboy, Terter, Aghdam dhe Agcabedi duke filluar që nga orët e mëngjesit.

Në një deklaratë tjetër të Ministrisë bëhet e ditur se Armenia, nga rajoni Gubadli që mban të pushtuar në Karabak sulmoi me raketë rrethin Ordubad të Rajonit Autonom Nahçivan të Azerbajxhanit.

Në deklaratë u raportua se populli dhe vendbanimet civile nuk u dëmtuan si pasojë e këtij sulmi.

 


Lajme të ngjashme