Ushtria e Mianmarit përdor fëmijët si mburojë e gjallë ndaj minave

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric bëri një deklaratë në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut Arakan.

1509560
Ushtria e Mianmarit përdor fëmijët si mburojë e gjallë ndaj minave

Kombet e Bashkuara deklaruan se ushtria e Mianmarit (Birmani) përdori dy fëmijë si mburojë të gjallë ndaj minave.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric bëri një deklaratë në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut Arakan.

Ai tha se ushtria e Mianmarit në përleshjet me militantët budistë përdori 2 fëmijë si mburojë.

Zëdhënësi deklaroi se fëmijët u detyruan të ecin drejt minave, dhe që të dy humbën jetën gjatë përleshjeve.

Ai bëri thirrje për dënimin e përgjegjësve dhe gjithashtu nënvizoi se në 3 muajt e parë të vitit në këtë vend janë vrarë ose kanë mbetur të sakatuar mbi 100 fëmijë.

Ushtria e Mianmarit dhe budistët nacionalistë vijin shpesh në rend të ditës me mizorinë ndaj myslimanëve të Arakanit.

Në vitin 2012 nacionalistët budistl kishin masakruar mijëra njerëz dhe u kuishin vënë zjarrin shtëpive dhe bizneseve të tyre.

Sipas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit Ontrario, ushtria e Mianmarit duke bërë “spastrim etnik” që prej vitit 2017 e deri më sot ka vrarë 24 mijë myslimanë të Arakanit.

Sipas Kombeve të Bashkuara mbi 900 mijë njerëz janë arratisur nga shtypjet dhe presioni në Arakan dhe janë strehuar në Bangladesh.



Lajme të ngjashme