ShBA-ja dhe Franca bënë stërvitje të përbashkët në Mesdheun Lindor

Destrojeri “USS Roosevelt” i Flotës amerikane dhe fregata “FS La Fayette” e Flotës franceze kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët taktike në Mesdheun Lindor.

1509425

Sipas deklaratës së bërë nga Flota e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), destrojeri “Roosevelt” tip “Arleigh Burke” dhe fregata “FS La Fayette” e Flotës franceze kanë zhvilluar në Mesdheun Lindor një ushtrim taktik për të rritur aftësitë operacionale dhe manovruese si dhe për të rritur aftësitë e lidhjes, komunikimit dhe vendimmarrjes së përbashkët taktike.

“Anije të Flotës amerikane realizojnë rregullisht me aleatët e NATO-s dhe forcat e përbashkëta operacione të përbashkëta taktike për të forcuar bashkëpunimin dhe sigurinë detare rajonale”,- thuhet më tej në deklaratën e Flotës amerikane.

Lajme të ngjashme