Aliyev: Me dronët e armatosur të blerë nga Turqia ushtrisë armene i shkaktuam 1 miliard dollarë dëme

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi se me mjete ajrore të armatosura pa pilot (dronë të armatosur) të blera nga Turqia shkatërruan pajisjet të ushtrisë armene në vlerë një miliard dollarë.

1509711
Aliyev: Me dronët e armatosur të blerë nga Turqia ushtrisë armene i shkaktuam 1 miliard dollarë dëme

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi se me mjete ajrore të armatosura pa pilot (dronë të armatosur) të blera nga Turqia shkatërruan pajisjet të ushtrisë armene në vlerë një miliard dollarë.

Në një intervistë për kanalin televizivë francez “France 24” Aliyev shpjegoi rolin e mjeteve ajrore të armatosura pa pilotë të blera nga Turqia në konfliktin që vazhdon në rajonin e Karabakut Malor.

“Këto janë armë bashkëkohore dhe të zhvilluara. Vetëm me mjete ajrore të armatosura pa pilot të blera nga Turqia shkatërruan pajisjet të ushtrisë armene në vlerë një miliard dollarë”, deklaroi Aliyev.

Duke nënvizuar se ushtria azerbajxhanase përdor armë artilerie dhe një gamë të gjerë të pajisjeve ushtarake, Aliyev theksoi se ka një numër të mjaftueshëm armatimesh në inventarin e tyre.

Ai bëri të ditur se ushtria azerbajxhanase përdorë armë artilerie dhe një gamë të gjerë të pajisjeve ushtarake, ndërsa theksoi se ka një numër të mjaftueshëm të dronëve të armatosur në inventarin e tyre.

Ushtria Azerbajxhanase filloi një kundërsulm në 27 shtator pasi ushtria armene hapi zjarr në vendbanimet civile.

Duke humbur pozicionet e saj, ushtria armene vazhdoi sulmin e saj mbi vendbanimet civile të Azerbajxhanit me artileri dhe raketa.

Gjatë takimeve të mbajtura në Moskë Armenia dhe Azerbajxhani kishin marrë një vendim për armëpushim humanitar, i cili parashikonte shkëmbimin e funeraleve dhe të burgosurve në Karabakun Malor, efektiv nga ora 12:00 me kohën lokale në 10 tetor.

Si rezultat i sulmit të ushtrisë armene me raketa ndaj qytetit Ganxha (Ganja) në Azerbajxhan brenda 24 orëve pas vendosjes së armëpushimit, u vranë 10 persona dhe u plagosën 35 të tjerë.

 


Lajme të ngjashme