Ushtria armene sulmon ekipin e gazetarëve të AZTV

Ushtria armene sulmoi ekipin e Televizionit Shtetëror të Azerbajxhanit (AZTV), i cili po monitoronte sulmet ndaj civilëve në qytetin azerbajxhanas Terter.

1508808
Ushtria armene sulmon ekipin e gazetarëve të AZTV

Ushtria armene sulmoi ekipin e Televizionit Shtetëror të Azerbajxhanit (AZTV), i cili po monitoronte sulmet ndaj civilëve në qytetin azerbajxhanas Terter.

Në këtë sulm u plagos drejtuesi i automjetit që transportonte gazetarët.

Elnur Tofig, korrespondenti i luftës i AZTV, në një deklaratë tha: “Dëgjuam që predhat e topave goditën një shkollë në fshatin Duverli në Terter në mëngjes. Shkuam në vendin e ngjarjes dhe bëmë xhirime. Në atë kohë ndodhën sulmet e reja”.

Tofig bëri të ditur se një predhë goditi shkollën ndërsa ishte brenda ndërtesës dhe tavani u shemb mbi ta.

“Ne dolëm menjëherë nga ndërtesa e shkollës, por në vendin ku ndodhej makina ranë edhe 4-5 predha të tjera”, deklaroi gazetari azerbajxhanas.

Duke vënë në dukje se deri sa ishin duke vrapuar drejtë makinës erdhi deri tek një shpërthim i madh, Tofig tha: “Pamë që drejtuesi i makinës ishte plagosur në kokë dhe stomak. E futëm brenda në makinë, por me ne ishte edhe një civilë tjetër, i cili ishte plagosur gjithashtu. E morëm edhe atë dhe u kthyem në qendër të Terterit”.

Tofig shtoi se makina ishte dëmtuar, por për fat sulmin e kaluan pa humbje në jetë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Falë Zotit jemi në këmbë. Çdo ditë në programin tonë raportojmë se civilët dhe vendbanimet civile janë në shënjestër të këtyre sulmeve, por sot duke bërë lajmin u bëmë temë e lajmeve”.

Ai shtoi se si gazetarë do të vazhdojë të ndjekë sulmet armene ndaj civilëve.

Armenia duke bërë shkeljen e armëpushimit vazhdon me sulme intensive me artileri ndaj vendbanimeve civile.

Kryeprokuroria e Azerbajxhanit kishte raportuar se 43 civilë azerbajxhanas u vranë dhe 206 u plagosën për shkak të sulmeve të Armenisë nga 27 shtator e deri më 14 tetor.

 


Lajme të ngjashme