Azerbajxhan – Prej fillimit të konfliktit e deri më sot janë vrarë 42 dhe u plagosën 206 civilë

Rritet në 42 numri i civilëve azerbajxhanas që kanë humbur jetën dhe në 206 numri i të plagosurve në sulmet me artileri dhe raketa që Armenia ka kryer ndaj vendbanimeve të Azerbajxhanit.

1508262

Prokuroria e Azerbajxhanit publikoi bilancin e dëmeve në njerëz dhe materiale të shkaktuara si pasojë e sulmeve të Armenisë nga periudha 27 shtator deri më 13 tetor.

Sipas deklaratës, në periudhën në fjalë kanë humbur jetën 42 civilë azerbajxhanas ndërsa 206 të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu në sulmet e Armenisë u bënë të papërdorshme 1.479 shtëpi, 66 apartamente dhe 241 godina publike.

Ushtria Azerbajxhanase filloi një kundërsulm më 27 shtator, pasi ushtria armene hapi zjarr ndaj vendbanimeve civile. Duke humbur pozicionet e saj, ushtria armene vazhdoi me sulme mbi vendbanimet civile të Azerbajxhanit me artileri dhe raketa.

Armenia dhe Azerbajxhani gjatë takimeve të mbajtura në Moskë, kryeqytetin e Rusisë kishin marrë vendim për vendosjen e një armëpushimi humanitar, i cili parashikonte shkëmbimin e funeraleve dhe të burgosurve në Karabakun Malor dhe që do të hynte në fuqi nga ora 12:00 me kohën lokale më 10 tetor.

Ndërkaq si rezultat i sulmeve me raketa të ushtrisë armene ndaj qyteti Ganxha (Ganja) të Azerbajxhanit ende pa kaluar 24 orë nga vendosja e armëpushimit në fjalë janë vrarë 10 dhe u plagosën 34 persona.

Lajme të ngjashme