Zgjedhjet presidenciale në Qipron e Veriut, Tatar dhe Akinci kalojnë në balotazh

Në zgjedhjet presidenciale të djeshme në Republikën Turke të Qipros së Veriut (KKTC/TRNC), askush nga kandidatët nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave, duke e lënë zgjedhjen e presidentit të ri për raundin e dytë që do të mbahet më 18 tetor.

1507251
Zgjedhjet presidenciale në Qipron e Veriut, Tatar dhe Akinci kalojnë në balotazh

Të dielën në Republikën Turke të Qipros së Veriut (KKTC/TRNC) u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Duke qenë se asnjë nga kandidatët nuk mori më se 50% të votave zgjedhjet do të shkojnë në balotazh.

Sipas të dhënave të Këshillit të Lartë Zgjedhor kutitë e votimit u hapën për numërim pas përfundimit të veprimit të votimit në orën 18.00 me orën lokale. Dhe pas numërimit të fletëve të votimit doli se asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitojë më shumë se 50 për qind të votave.

Kryeministri në detyrë Ersin Tatar fitoi më shumë vota 32,35 për qind, i ndjekur nga Presidenti aktual Mustafa Akinci me 29,84 për qind.

Kështu Tatar dhe Akinci do të garojnë në raundin e dytë që do të zhvillohet më 18 tetor.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, garuan 11 kandidatë, 7 prej të cilëve ishin të pavarur. Zgjedhjet e djeshme kanë hyrë në histori si gara presidenciale me më shumë kandidatë që është zhvilluar ndonjëherë në Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Lista e votuesve në Republikën Turke të Qipros së Veriut (TRNC) ka të regjistruar 198 mijë e 867 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dje ishte 54,72%.

Të dielën populli qipriot turk votoi për presidentin e tij për të 10-ën herë që nga 1974.

Ndërkohë, së bashku me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) dje u votua edhe për ndryshimin e Kushtetutës. Zgjedhësve iu drejtua pyetja "A duhet të rritet numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë?" Qytetarët i thanë “Jo” kësaj pyetjeje me 50,19%.

 


Lajme të ngjashme