Dy anije patrulluese kineze hynë në ujërat territoriale të Japonisë

Dy anije patrullimi të Kinës hynë në ujërat territoriale të Japonisë në afërsi të arkipelagut Senkaku (Diaoyu) me pronësi të diskutueshme në zonën e detit të Kinës Jugore.

1507314

Sipas deklaratës së Rojës Bregdetare Japoneze, dy anije kineze që lundronin në afërsi të zonës detare japoneze të dielën iu afruan ishullit Taisho, duke shkelur kufirin në orën 11:00 me orën lokale.

Anijet patrulluese kineze iu afruan anijeve japoneze që peshkonin në afërsi të ishullit dhe i paralajmëruan ato të largoheshin nga zona. Anijet kineze qëndruan në këtë zonë deri në orën 3.00 të pasdrekës.

NHK”, televizioni publik japonez njoftoi se anijet kineze i kanë shkelur ujërat territoriale 18 herë që nga fillimi i vitit 2020 dhe për herë të fundit në ujërat territoriale japoneze kishin hyrë më 28 gusht në afërsi të ishujve Senkaku, që janë objekt mosmarrëveshjeje midis dy vendeve .

Arkipelagu i emërtuar si Senkaku nga Japonia dhe Diaoyu nga Kina ndodhet në detin e Kinës Jugore dhe përbëhet nga 5 ishuj dhe 3 shkëmbinj. Arkipelagu është i pabanuar dhe sovraniteti i tyre vazhdon të jetë për një kohë të gjatë një çështje mbi të cilën të dyja vendet nuk merren dot vesh. 

Lajme të ngjashme