Armenia e ka goditur qytetin azerbajxhanas Ganja me raketë balistike “Elbrus”

Raportohet se raketa me të cilën u godit vendbanimi civil në qytetin Gence në Azerbajxhan ishte një raketë balistike me rreze të mesme të veprimit tip “Elbrus”.

1507503
Armenia e ka goditur qytetin azerbajxhanas Ganja me raketë balistike “Elbrus”

Raportohet se raketa me të cilën u godit vendbanimi civil në qytetin  Ganxha (Genja) në Azerbajxhan ishte një raketë balistike me rreze të mesme të veprimit tip “Elbrus”.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Azerbajxhanit të Pastrimit të Minave Gazanfer Ahmedov së bashku me Këshilltarin e Presidentit të Azerbajxhanit, Hikmet Haciyev dhe Prefektin e Ganxhës Niyazi Bayramov u prononcuan për përfaqësuesit e misioneve të huaja diplomatike në vend, të cilët vizituan shtëpitë e civilëve të goditura nga Armenia.

Duke iu referuar rezultateve të punës së kryer mbi mbetjet e raketave, të cilat shkaktuan një shkatërrim të madh duke goditur ndërtesën ku jetonin civilët, Ahmedov tha: “Të dhënat që morëm nga mbetjet tregojnë se sulmi u krye me raketën ‘Elbrus’. Kjo raketë e përdorur në sulm është e gjatë 11-14 metra, përmban 700 kilogramë eksploziv dhe ka një distancë prej 300 kilometrash”.

Ndërkaq këshilltari i Presidentit, Hikmet Haxhijev deklaroi se homologu i “Elbrus” në NATO është raketa “Scud”.

“Scud është një raketë balistike me rreze të mesme të veprimit dhe gjithashtu mund të mbajë koka bërthamore. Duke parë në shumë luftëra nëpër botë në të kaluarën, lëshimi i një rakete balistike dhe të fuqishme si ajo Scud në një qytet me afër 500 mijë banorë është një dukuri e rrallë”, bëri të ditur Haxhijev.

Banorët e Ganxhës e dënuan incidentin duke lënë lodra të fëmijëve të nxjerra nga rrënojat dhe karafila për fëmijët që u vranë dhe u plagosën në këtë sulm.

Pasi ushtria armene sulmoi vendbanimet civile të Azerbajxhanit më 27 shtator, ushtria azerbajxhanase filloi një operacion dhe shpëtoi rajonin Jabrayil, qytetin Hadrut dhe më shumë se 30 fshatra nga pushtimi.

Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim humanitar për tërheqjen e viktimave dhe shkëmbimin e të burgosurve në Karabakun Malor, i efektshëm nga ora 12:00 me kohën lokale të shtunën, 10 tetor, gjatë takimeve të mbajtura në Moskë.

Ndërkaq si pasoje e sulmeve me raketa të ushtrisë armene ndaj qyteti Ganxha të Azerbajxhanit ende pa kaluar 24 orë nga vendosja e armëpushimit në fjalë janë vrarë 9 dhe plagosur 34 persona.

 


Lajme të ngjashme