Talibani do që zgjedhjet presidenciale në ShBA t’i fitojë Trump

Zëdhënësi i Talibanit, Zabihullah Muxhahid tha se shpresojnë që presidenti amerikan Donald Trump të fitojë zgjedhjet e radhës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

1506779
Talibani do që zgjedhjet presidenciale në ShBA t’i fitojë Trump

Zëdhënësi i Talibanit, Zabihullah Muxhahid tha se shpresojnë që presidenti amerikan Donald Trump të fitojë zgjedhjet e radhës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Shpresojmë që ai (Trump) i fiton zgjedhjet dhe i jep fund pranisë ushtarake amerikane në Afganistan”, tha Muxhahid në një prononcim përmes telefonit për televizionin amerikan “CBC News”, në kohën kur po vazhdojnë negociatat midis ShBA-së dhe Talibanëve.

Ndërkaq, një tjetër zyrtar i Talibanit, duke folur për “CBC News”, tha se janë shqetësuar për shëndetin e Trump-it kur kanë mësuar se ai është infektuar me COVID-19.

Nga ana tjetër, drejtori i fushatës zgjedhore të Trump-it, Tim Murtaugh, në një deklaratë të shkruar që ka bërë në lidhje me çështjen në fjalë, tha se e refuzojnë mbështetjen e Talibanëve dhe shtoi se Trump do t’i mbrojë në çdo situatë interesat amerikane.

Trump, i cili u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën pas trajtimit që mori në spital për shkak të infektimit me COVID-19, bëri një deklaratë në «Twitter» dy ditë më parë në lidhje me situatën e fundit në Afganistan.

"Ushtarët tanë të guximshëm të paktë në numër që janë vazhdojnë misionin në Afganistan duhet të jenë në shtëpi deri në Krishtlindje”, ka thënë presidenti amerikan.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 10 shtator, Trump kishte paralajmëruar uljen e numrit të trupave në Afganistan në 4 mijë dhe në Irak në 2 mijë “brenda një kohe të shkurtër”.

 


Lajme të ngjashme