Protestat në Egjipt, arrestohen rreth 1.943 vetë

Rreth 1.943 njerëz janë arrestuar në Egjipt në demonstratat e organizuara që nga 20 shtatori, njoftoi një jurist i vendit përmes «Facebook»-ut.

1506785
Protestat në Egjipt, arrestohen rreth 1.943 vetë

Juristi egjiptian Halid Ali tha në një deklaratë në rrjetet sociale se rreth 1.943 njerëz u arrestuan në demonstratat që kanë vazhduar që nga 20 shtatori.

Ali deklaroi se avokatët po i ndajnë të dhënat mbi personat e arrestuar pasi autoritetet zyrtare nuk kanë bërë asnjë deklaratë, duke shtuar se të dhënat po i marrin nga të afërmit e personave të arrestuar dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Në deklaratën e tij, avokati Halid Ali tha se ndaj personave në fjalë është dhënë vendim për arrest 15-ditor dhe se kjo shifër nuk përfshin të liruarit.

Më 20 shtator në shumë rajone të Egjiptit shpërthyen protesta pas thirrjes së ndërtuesit disident Muhamed Ali, i cili jeton në mërgim në Spanjë, për të mbajtur demonstrata kundër regjimit.



Lajme të ngjashme