Presidenti i Meksikës pret një përgjigje nga Papa Françesku për faljen e Kishës Katolike

Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador në një letër që i ka shkruar Papa Françeskut, kërkon që Kisha Katolike të kërkojë falje për mizoritë e kryera kundër popullit autokton gjatë pushtimit spanjoll 500 vjet më parë.

1506768

Duke përsëritur thirrjen e tij drejtuar Vatikanit, Obrador kërkon që Qeveria e Spanjës, Familja Mbretërore dhe Selia e Shenjtë të kërkojnë falje për mizoritë që kanë bërë 500 vite më parë ndaj popullatës vendase.

Ngadhënjuesit spanjollë, të përbërë nga kalorës, ushtarë dhe zbulues, pasi mbërritën në Meksikë në vitin 1521 bënë këtu “mizoritë që duhen dënuar më së shumti”.

Ngadhënjimi Spanjoll ka ndodhur në vitet 1519-1530 dhe pranohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kolonizimit spanjoll në Kontinentin e Amerikës.

Kisha Katolike kishte kryer veprimtari misionare ndaj popullatës vendase për të zgjedhur fenë e krishterë dhe kjo është arsyeja që Kisha [Katolike] ka luajtur një rol kyç në kontinent.

Kryetari i Shtetit të Meksikës kërkesën për falje e kishte përsëritur edhe vitin e kaluar, por qeveria spanjolle e kishte refuzuar me forcë një kërkesë të tillë, ndërsa Vatikani kishte ruajtur heshtjen.

Papa Françesku në 2015 i kërkoi falje Bolivisë për shkak të presionit të ushtruar nga Kisha Katolike në Amerikën Latine. Pritet me kureshtje se cili do të jetë qëndrimi i Papës këtë vit.

Lajme të ngjashme