Në Qipron e Veriut sot mbahen zgjedhjet presidenciale

Në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV/KKTC) sot mbahen zgjedhjet presidenciale, të cilat ishin planifikuar për 2 prill, por ishin shtyrë për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19).

1506690

Të drejtën për të përdorën votën në këto zgjedhje e kanë 198 mijë e 867 qipriotë turq. Në garë marrin pjesë 11 kandidatë, nga të cilët 7 të pavarur.

Presidenti aktual Mustafa Akënxhë (Akıncı), Kudret Ëzersaj (Özersay) dhe Serdar Denktash (Denktaş) marrin pjesë si kandidatë të pavarur.

Kurse kandidati i Partisë se Bashkimit Kombëtar (UBP) është Ersin Tatar.

Partia Republikane Turke (Cumhuriyetçi Türk Partisi-CTP) garon me Tufan Erhyrman (Erhürman), Partia e Rilindjes (Yeniden Doğuş Partisi-YDP) me Erhan Arëkllë (Arıklı), Partia e Demokracisë Nacionaliste (Milliyetçi Demokrasi Partisi-MDP) me Fuat Çiner.

Për t’u zgjedhur president nevojiten më shumë se 50% e votave.

Në qoftë se asnjë prej kandidatëve nuk i kalon pragun e 50%, atëherë më 18 tetor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku do të garojnë kandidatët që kanë marrë më shumë vota në turin e parë.

Lajme të ngjashme