Armenia shkel armëpushimin, sulmon civilët në Ganxha (Ganja)

Pavarësisht armëpushimit të arritur ushtria armene natën e kaluar sulmoi me raketa qytetet Ganxha, Berde, Terter dhe Mingeçevir duke shkaktuar vdekjen e 9 civilëve dhe plagosjen e 34 të tjerëve.

1506716
Armenia shkel armëpushimin, sulmon civilët në Ganxha (Ganja)
Gence-2.jpg

Ushtria armene e ka shkelur edhe një herë tjetër armëpushimin e arritur me Azerbajxhanin dhe ka marrë në shënjestër civilët, 9 civilë të vdekur e 34 të plagosur.

Pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi të shtunën ushtria e Armenisë vazhdon të sulmojë vendbanimet civile të Azerbajxhanit, të cilat ndodhen larg zonave ku zhvillohen operacionet ushtarake.

Ushtria armene natën e kaluar sulmoi me artileri dhe raketa qytetet Ganxha dhe Mingeçevir si dhe fshatrat e provincave Goranboy, Terter, Agdam, Axhabedi, Fuzuli dhe Xhebrail, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Raportohet se në këto sulme kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh civilësh si dhe është dëmtuar infrastruktura civile.

Bëhet e ditur se përgjegjësia për tensionimin e situatës në rajon i takon plotësisht qeverisë së Armenisë.

Kurse Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit në një deklaratë të shkruar thotë se raketat e lëshuara natën nga Armenia në Ganxha (Ganja), që është qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, kanë goditur godinat e banuara nga civilët.

Poshtë rrënojave të shtëpive të shembura nga goditjet e forta vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit, vijon deklarata e Prokurorisë dhe sqaron se 4 nga viktimat janë gra, kurse 16 e të plagosurve janë sërish gra dhe 6 janë fëmijë.  

Nuk vonoi as kundërsulmi i ushtrisë azerbajxhanase. Ushtria armene pësoi humbje të mëdha në njerëz dhe pajisje ushtarake dhe u detyrua të tërhiqet. U vranë 38 ushtarë armenë si dhe u asgjësuan dy sisteme raketore tip “GRAD”, 7 topa artilerie dhe dy kamionë me municion.

Forcat azerbajxhanase të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar edhe një dron të Armenisë që ishte duke fluturuar mbi qytetin Mingeçevir.

Midis të neutralizuarve nga radhët armene është edhe Aleksandr Harutiunian, një ish-anëtar i organizatës terroriste ASALA dhe një nga autorët e gjenocidit në Hoxhali.

Zv/presidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Haxhijev njoftoi se Armenia, e cila u përpoq të sulmonte, është tërhequr pas humbjeve të mëdha që ajo pësoi në Xhabrail dhe Hadrut.

Ai pretendoi se sistemet e raketave po sillen në Armeni nën petkun e "ndihmave humanitare".

Kurse në një postim që ka bërë në profilin e tij në «Twitter» Haxhijev thotë se Armenia ka kryer krim lufte duke sulmuar vendbanimet civile në qytetin Ganxha, duke e injoruar armëpushimin e vendosur mes dy vendeve.

Armenia e vazhdon në nivel shtetëror politikën e saj terroriste,- thekson Haxhijev dhe shton se mosndëshkimi i Erevanit e nxit atë që të kryejë akoma edhe më shumë krime lufte.

Armenia duhet ndalur. Sulmi i Armenisë ndaj popullatës civile është “vandalizëm dhe barbarizëm”; është një akt tjetër gjenocidi kundër popullit azerbajxhanas. Të sulmosh me raketa shkatërruese civilët që ndodhen në një distancë shumë të largët nga zonat ku bëhen operacionet ushtarake është krim lufte. Ky është një manifestim i sjelljes së paskrupullt të udhëheqjes armene”,- nënvizon zv/presidenti i Azerbajxhanit, Hikmet Haxhijev.

Ndërkaq Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit ka deklaruar humbjet njerëzore dhe materiale që kanë ndodhur për shkak të sulmeve të Armenisë mes datave 27 shtator dhe 11 tetor.

Sipas deklaratës së Prokurorisë gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 41 civilë azerbajxhanas dhe janë plagosur 205 civilë të tjerë.

Gjithashtu si pasojë e sulmeve armene janë kthyer në gjendje të papërdorshme 1.165 shtëpi, 57 apartamente, 146 godina publike.



Lajme të ngjashme