Kuleba: Aleanca Turqi-Ukrainë mund të sjellë shumë dobi për të dyja vendet dhe rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmitro Kuleba bëri të ditur se vendi i tij dëshiron të zhvillojë bashkëpunimin dhe të realizojë projekte të reja me Turqinë.

1504373

“Aleanca e Turqisë dhe Ukrainës mund të sjellë shumë dobi për të dyja vendet dhe rajonin”, tha Kuleba.

Në një reportazh të dhënë për “BBC Ukraina”, Kuleba tha se vendi i tij ka një partneritet strategjik të thellë me Turqinë përfshi edhe fushën ushtarake.

Ai bëri të ditur se kanë blerë mjete ajrore të armatosura pa pilot (SIHA) nga Turqia dhe shtoi: “Këto janë projekte që premtojnë të ardhmen. Dëshirojmë të zhvillojmë bashkëpunimin dhe të realizojmë projekte të reja. Sepse aleanca Turqi-Ukrainë mund të sjellë shumë dobi për të dyja vendet dhe rajonin.  

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmitro Kuleba tha se dy vendet kanë potencialin për të realizuar më shumë se partneritet strategjik dhe përparojnë në këtë rrugë.  

Lajme të ngjashme