Një helikopter rus shkel hapësirën ajrore të Japonisë

Një helikopter ushtarak rus tip Mi8 shkeli hapësirën ajrore të rajonit Hokkaido në veri të Japonisë.

1502107
Një helikopter rus shkel hapësirën ajrore të Japonisë

Një helikopter ushtarak rus tip Mi8 shkeli hapësirën ajrore të rajonit Hokkaido në veri të Japonisë.

Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, helikopteri ushtarak rus Mi8 hyri në hapësirën ajrore japoneze rreth orës 12.25 (me orën lokale) në kepin Shiretoko, që ndodhet në lindje të Hokkaidos.

Helikopteri, i cili sipas përcaktimeve bëri shkelje aksidentale të kufirit, u largua nga rajoni pa ndonjë qëndrim agresiv ndaj avionëve luftarakë të Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Japonisë (ASDF).

Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, Moskës iu dërgua një notë proteste në lidhje me incidentin.  



Lajme të ngjashme