Navalny: Prapa helmimit qëndron Putini

Në një deklaratë të bërë për revistën gjermane “Der Spiegel”, opozitari rus Aleksey Navalnıy tha se ka fakte që Putini qëndron prapa helmimit të tij.

1501045
Navalny: Prapa helmimit qëndron Putini

Opozitari rus Aleksey Navalniy tha se Presidenti Vladimir Putin qëndron pas helmimit të tij.

Në një deklaratë të bërë për revistën gjermane “Der Spiegel”, Navalniy tha: “Vë bast se Putini qëndron pas incidentit. Këtë nuk po e them për lavdërim, por këtë po e shpreh faktikisht. Fakti më i rëndësishëm është Noviçok. Vetëm drejtuesit e shërbimeve sekrete mund të japin urdhrin për përdorimin e tij”.

Navalniy deklaroi se urdhri i helmimit mund të ketë ardhur nga Shërbimi i Inteligjencës së Brendshme (FSB), Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) dhe Shërbimi Informativ Ushtarak Rus (GRU).

“Nëse Putini pretendon se unë e bëra vetë Noviçokun dhe se e helmova veten me të, kjo është e pamundur. Supozojmë se vetëm tre persona mund të japin urdhër për të përdorur Noviçok. Nëse e njihni realitetin e Rusisë, atëherë ju e dini këtë. Kryetari i FSB-së Alexander Bortnikow, Kryetari i SVR-së Sergej Naryschkin dhe kryetari i GRU-së nuk mund të marrin një vendim të tillë pa urdhrin e Putinit sepse ata varen nga ai”, bëri të ditur Navalniy.

Navalniy në përgjigje të pyetjes se “Çfarë nëse Putini nuk qëndron prapa incidentit siç pretendon, "Atëherë kjo do të thotë se situata është më e keqe" u përgjigj ai.

Duke argumentuar se qasja e më shumë njerëzve në Noviçok do të thotë një kërcënim global, Navalniy tha se pasojat e kësaj do të ishin të tmerrshme.

Ai deklaroi se ai mori me qira një apartament me gruan dhe djalin e tij në Berlin dhe do të qëndrojë derisa të përfundon trajtimi i tij, ndërsa tha se do të kthehet në Rusi sa më shpejt të jetë e mundur dhe se nuk ka arsye që të mos kthehet në vendin e tij.

Navalniy bëri të ditur se nuk ka asnjë të njohur në Gjermani, ndërsa shtoi se është mirënjohës ndaj Kancelares Angela Merkel, e cila tregoi vëmendje të veçantë ndaj tij dhe mjekëve të Spitalit Charite për trajtimin mjekësor.



Lajme të ngjashme