NATO: U themelua mekanizmi ushtarak Turqi-Greqi për të shmangur konfliktin në Mesdheu Lindor

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) njoftoi mbrëmjen e së enjtes se Greqia dhe Turqia kanë themeluar një mekanizëm ushtarak për çtensionimin e situatës pas një serie bisedimesh teknike në Bruksel.

1501171
NATO: U themelua mekanizmi ushtarak Turqi-Greqi për të shmangur konfliktin në Mesdheu Lindor

“Mekanizmi është ngritur për të zvogëluar rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor. Ai përfshin vendosjen e një linje direkte komunikimi ndërmjet Greqisë dhe Turqisë për të lehtësuar çtensionimin në det ose në ajër”, thuhet në një deklaratë të Aleancës.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e mirëpriti marrëveshjen në një postim në rrjetin social “Twitter”.

“Kjo u arrit përmes angazhimit konstruktiv të Greqisë dhe Turqisë. Unë do vazhdoj të jem në kontakt të ngushtë me të dy aleatët”, shkroi ai.

Delegacionet ushtarake turke dhe greke zhvilluan një seri bisedimesh teknike duke filluar nga 10 shtatori, në selinë e NATO-s në Bruksel, për të diskutuar Mesdheun Lindor. Raundi i gjashtë i bisedimeve u zhvillua të martën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

Bisedimet në fjalë, të cilat synonin uljen e rrezikut të një incidenti në vazhdën e tensioneve në rritje në Mesdheun Lindor, u planifikuan pas një telefonate ndërmjet Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg.



Lajme të ngjashme