Presidenti Aliyev falënderoi Erdoganin për deklaratat mbështetëse ndaj Azerbajxhanit

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev falënderoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan për deklaratat mbështetëse ndaj Azerbajxhanit kundrejt sulmeve të Armenisë.

1499227

Këshilltari i Presidentit të Azerbajxhanit, Hikmet Haciyev tha se Azerbajxhani ka pritur me kënaqësi deklaratën e bërë nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan në lidhje me zhvillimet në frontin Armeni-Azerbajxhan në fjalimin e mbajtur në "Simpoziumin Ndërkombëtar të Juridiksionit Detar dhe Mesdheut Lindor".

Haciyev deklaroi se Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i përcolli falënderimet Erdoganit ku tha; “Turqia me në krye Presidentin Erdogan dënoi fuqishëm që në fillim sulmet e Armenisë dhe shprehu qartazi mbështetjen e saj. Populli azerbajxhanas e vlerëson këtë mbështetje”.

Duke rikujtuar se edhe në sulmin e bërë (më parë) në rajonin Tovuz, Turqia ishte një ndër vendet që dënoi që minutat e para Armeni, Haciyev tha: “Edhe Presidenti Aliyev deklaroi se Azerbajxhani është gjithmonë pranë Turqisë. Azerbajxhani dhe Turqia shfaqin solidaritet dhe mbështesin pa hezitim njëra-tjetrën në çdo fushë me parimin “një komb dy shtete”.

“Sapo Armenia të largohet nga territoret e okupuara rajoni do të rifitojë paqen” | TRT  Shqip

Lajme të ngjashme