Pompeo shpreson që bisedimet Turqi-Greqi të çojnë drejt afrimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të hënën tha se SHBA shpreson që bisedimet e ardhshme mes Greqisë dhe Turqisë do të zgjidhin mosmarrëveshjet detare në Mesdheun Lindor.

1499536
Pompeo shpreson që bisedimet Turqi-Greqi të çojnë drejt afrimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të hënën tha se SHBA shpreson që bisedimet e ardhshme mes Greqisë dhe Turqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet detare në Mesdheun Lindor do të çojnë në marrëdhënie më të mira bilaterale midis fqinjëve.

"Ne gjatë gjithë kohës kemi thënë se zgjidhja e konfliktit nuk është përmes shfaqjes së forcës, nuk është përmes demonstrimeve të fuqisë, por është përmes dialogut. Kështu duhet të zgjidhen këto mosmarrëveshje detare", tha Pompeo gjatë një interviste për një Agjenci greke të Lajmeve në Athinë.

Ndërkaq Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në fjalën e tij adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten përshëndeti bisedimet e ardhshme me Ankaranë duke i cilësuar si "një hap në drejtim të duhur".

"Nëse presidenti Erdogan me të vërtetë beson se OKB qëndron si një fener shprese dhe një bastion i bashkëpunimit global, unë do ta nxisja atë të veprojë në përputhje me këtë fakt", tha ai, duke iu referuar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. (AA)



Lajme të ngjashme