Përleshjet e fuqishme në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan vazhduan gjatë gjithë natës

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat armene u përpoqën të merrnin përsëri pozicionet e humbura në drejtimet Fuzuli-Jabrail dhe Agdere-Terter.

1499343
Përleshjet e fuqishme në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan vazhduan gjatë gjithë natës

Bëhet e ditur se përleshjet e fuqishme në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan vazhduan gjatë gjithë natës.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat armene u përpoqën të merrnin përsëri pozicionet e humbura në drejtimet Fuzuli-Jabrail dhe Agdere-Terter.

Në deklaratë bëhet e ditur se trupat e ushtrisë azerbajxhanase në këto rajone parandaluan sulmet e forcave armene.

Në mes tjerash u tha se autokolona e automjeteve të blinduara të forcave armene që largohej nga rajoni Madagiz në drejtim të Agdere dhe bateria e artilerisë që i mbështeste ato u shkatërruan nga elementët e Forcave Ajrore të Azerbajxhanit dhe trupave tokësore gjatë përleshjeve të natës.

Ministria njoftoi se 1 tank dhe 1 automjet i ushtrisë armene u shkatërruan në mëngjes në drejtim të Fuzuli-Jabrail dhe afërsisht 10 ushtarë u neutralizuan, ndërsa thuhet se përleshjet e fuqishme vazhduan dhe forcat armene u detyruan të tërhiqen me humbje të mëdha.

Ndërkaq në një deklaratë tjetër të Ministrisë thuhet se operacioni i nisur për pastrimin e qytetit Fuzuli nga forcat armene po vazhdon, ndërsa raportohet se 4 tanke të tjera që i përkisnin ushtrisë armene u shkatërruan në mëngjes.

Gjithashtu bëhet e ditur se ushtria azerbajxhanase do të kundërpërgjigjet në masë të njëjtë për sulmet me artileri të ushtrisë armene ndaj rrethit Daskesen.



Lajme të ngjashme