Biden dhe Trump sonte do të përballen në një debat televiziv

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe i nominuari demokrat Joe Biden do të ballafaqohen në debatin e parë të martën në mbrëmje, e cila pritet të jetë një betejë politike e ndjekur nga miliona njerëz në të gjithë botën.

1499541
Biden dhe Trump sonte do të përballen në një debat televiziv

Ballafaqimi 90-minutësh hap pjesën e fundit të garës për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Biden vazhdon të mbajë një epërsi të konsiderueshme kundrejt presidentit Trump në vetëm 35 ditë sa kanë mbetur deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Një anketë e "New York Times" me 950 votues të mundshëm të bërë javën e kaluar tregon se Biden ka një epërsi prej tetë pikësh ndaj Trump. Por paraqitja e tyre në skenën e debatit mund ta zhvendos garën në favor të secilit të nominuar.

Drejtuesi i "Fox News", Chris Wallace, do të jetë moderator i debatit, i cili do të transmetohet pa ndërprerje komerciale në çdo rrjet të madh televiziv amerikan përveç që transmetohet drejtpërdrejt në të gjithë botën. Debati do të organizohet në Cleveland, në Universitetin Case Western ReserveOhios.

Temat e debatit janë planifikuar që të përfshijnë Gjykatën e Lartë, pandeminë e koronavirusit, ekonominë, problemet racore, dhunën në qytete dhe integritetin e zgjedhjeve. (AA)



Lajme të ngjashme