Rusia: Jemi në kontakt me Turqinë për situatën në Karabakun Malor

Rusia njoftoi se është në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë për luftimet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë në Karabakun Malor.

1498888
Rusia: Jemi në kontakt me Turqinë për situatën në Karabakun Malor

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u prononcua për gazetarët në lidhje me konfliktin që vazhdojnë në Karabakun Malor ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve, sidomos palëve në konflikt, që të veprojnë me kujdes maksimal dhe të heqin dorë nga mjete ushtarake e hapat që mund të provokojnë një përkeqësim të mëtejshëm të situatës”, u shpreh Peskovi duke theksuar se Moska është e shqetësuar nga gjendja në Karabakun Malor.

“E rëndësishme është të ndalen luftimet e jo të përcaktohet se kush është fajtori”, theksoi ai dhe shtoi se çështja duhet të zgjidhet përmes diplomacisë politike.

Duke bërë me dije se vendi i tij ka lidhur kontakte me Turqinë për situatën në Karabakun Malor, Peskovi tha: “Ne patën kontakte me Ankaranë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pala ruse është në kontakt të plotë për këtë çështje.”

Pasi vuri në pah se Rusia ka marrëdhënie të mira si me Azerbajxhanin ashtu dhe me Armeninë, zëdhënësi i Kremlinit sqaroi se ata shfaqin një qëndrim të ekuilibruar në lidhje me situatën në Karabakun Malor.

Përleshjet filluan mëngjesin e së dielës pasi forcat armene hapën zjarr kundër vendbanimeve civile azerbajxhanase në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan. Menjëherë pas agresionit armen, ushtria azerbajxhanase nisi një kundërsulm të fuqishëm dhe çliroi disa vendbanime nga pushtimi.



Lajme të ngjashme