OKB-ja dhe SHBA-ja bëjnë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve Azerbajxhan-Armeni

Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi vdekjet civile në përleshjet ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe bëri thirrje për t'u dhënë fund përleshjeve në mënyrë të menjëhershme.

1498522
OKB-ja dhe SHBA-ja bëjnë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve Azerbajxhan-Armeni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përmes zëdhënësit të tij Stephane Dujarric, u shpreh jashtëzakonisht i shqetësuar për rifillimin e përplasjeve ndërmjet dy vendeve në vijën e kontaktit në Karabakun Malor.

Guterres dënoi përdorimin e forcës dhe vdekjet civile në konflikt, si dhe u bëri thirrje palëve që t'u japin fund përleshjeve menjëherë, të ulin tensionin dhe të kthehen në negociata “domethënëse” pa u vonuar.

Deklarata në fjalë njoftoi gjithashtu se shefi i OKB-së do të realizojë biseda telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe me Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

Ndërkaq, një thirrje e ngjashme erdhi po ashtu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që t'u japin fund urgjentisht përleshjeve të armatosura në Karabakun Malor.

Përleshjet filluan mëngjesin e së dielës pasi forcat armene hapën zjarr kundër vendbanimeve civile azerbajxhanase në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

Ushtria azerbajxhanase nisi një kundërsulm të fuqishëm dhe çliroi disa vendbanime nga pushtimi.



Lajme të ngjashme