Bisedë telefonike Aliyev-Macron, në fokus luftimet përgjatë vijës së frontit Armeni-Azerbajxhan

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, diskutuan gjatë një bisede telefonike mes tyre për luftimet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan.

1498708
Bisedë telefonike Aliyev-Macron, në fokus luftimet përgjatë vijës së frontit Armeni-Azerbajxhan

Sipas deklaratës së bërë nga Presidenca azerbajxhanase, Macroni i telefonoi Aliyevit dhe i shprehu atij shqetësimin e tij për shkak të përplasjeve në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan, ndërsa theksoi se problemi duhet të zgjidhjet përmes negociatave.

Kurse Aliyevi vuri në pah se administrata armene e ndërpreu qëllimisht procesin e negociatave dhe se deklarata e (Kryeministrit armen) Nikol Pashinyan se “Karabaku Malor është Armeni”, i dha një goditje serioze procesit të bisedimeve.

Aliyevi deklaroi se ushtria armene goditi me artileri të rëndë pozicionet dhe vendbanimet civile azerbajxhanase më datë 27 shtator duke shkaktuar viktima civile dhe ushtarake, ndërsa tërhoqi vëmendjen se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit u hodhën në kundërsulm si përgjigje ndaj agresionit armen.

Kreu i shtetit azerbajxhanas theksoi gjithashtu se administrata armene është përgjegjëse për të gjitha ngjarjet.

Gjatë bisedës telefonike në fjalë, Aliyevi dhe Macroni ranë dakord që të lidhin kontakte përmes kanaleve diplomatike.



Lajme të ngjashme