Azerbajxhani shpall gjendje lufte

Këshilltari i Presidentit Aliyev, Hikmet Haciyev deklaroi se "gjendja e luftës" do të fillojë në orën 00:00 me kohën lokale në 28 shtator.

1498455
Azerbajxhani shpall gjendje lufte

Këshilltari i Presidentit Aliyev, Hikmet Haciyev deklaroi se "gjendja e luftës" do të fillojë në orën 00:00 me kohën lokale në 28 shtator, kryeqyteti Baku, rrethet Ganja, Sumqayit, Yevlah, Mingechevir, Naftalan dhe Absheron dhe në nënprefekturat Gabriel, Fuzuli, Beyleqan, Aghdam, Terter, Goygol, Dashkesen, Gedebey, Tovuz, Semkir, Qazah dhe Agstafa.

Në periudhën e "gjendjes së luftës", qarkullimi midis orës 21.00-06.00 sipas kohës lokale do bëhet me leje.

Përleshjet filluan dje në mëngjes pasi forcat armene hapën zjarr në vendbanimet civile të Azerbajxhanit në vijën e frontit Azerbajxhan-Armeni.

Pas kësaj Ushtria Azerbajxhanase nisi një kundërsulm dhe çliroi disa vendbanime nga pushtimi.

Nga ana tjetër, qeveria armene shpalli një "gjendje lufte" dhe "mobilizim të përgjithshëm" në vend për shkak të situatës në rajonin e Karabakut.

 


Lajme të ngjashme