Ushtria azerbajxhanase çliron 6 fshatra nga okupimi armen

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se 6 fshatra në rajonet Fuzuli dhe Jabrayil u çliruan nga okupimi armen.

1498143
Ushtria azerbajxhanase çliron 6 fshatra nga okupimi armen

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se 6 fshatra në rajonet Fuzuli dhe Jabrayil u çliruan nga okupimi armen.

Pas sulmit të forcave armene ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit, ushtria azerbajxhanase filloi me kundërsulm.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ushtria armene bëri provokime të gjera përgjatë vijës së frontit rreth orës 06:00 dhe hapi zjarr me armë në shkallë të gjerë me artileri dhe mortaja në pozicionet e ushtrisë dhe vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

Në deklaratë thuhet se ka civilë të vdekur dhe të plagosur si rezultat i bombardimeve intensive të ushtrisë armene në fshatrat Gapanli të Terterit, Çigrakli dhe Orta Garvand të Agardamit, Alhanli dhe Sukurbeyli të Fuzulit dhe Çocuk Mercanli të Jebrayilit. Raportohet se infrastruktura civile në këto zona është dëmtuar seriozisht.

Bëhet e ditur se komanda e ushtrisë azerbajxhanase vendosi të nisë një kundërsulm përgjatë gjithë frontit për të garantuar sigurinë e popullatës civile.

“Trupat tokësore, njësitë e tankeve, raketore dhe të artilerisë, me mbështetjen e mjeteve ajrore pa pilot, zbuluan dhe shkatërruan shumë ushtarë armenë, objektet dhe automjetet ushtarake në front dhe në thellësitë e mbrojtjes”, thuhet në deklaratë, ndërsa shtohet se janë asgjësuar gjithashtu 12 sisteme të raketave kundërajrore OSA që i përkisnin Armenisë.

Deklarata gjithashtu përfshiu informacionin se një helikopter luftarak që i përkiste Forcave Ajrore të Azerbajxhanit u rrëzua nga ushtria armene në drejtim të Terterit, ndërsa thuhet se ekuipazhi i helikopterit mbijetoi këtë sulm.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, mbi sulmet e Armenisë ndaj civilëve tha: “Kemi dëshmorë dhe të plagosur si rezultat i sulmit të nisur nga Armenia. Gjaku i dëshmorëve tanë nuk do të mbetet në tokë. Ne shkatërruam automjetet ushtarake që i përkisnin ushtrisë armene. Armenia po përpiqet të vendoset ilegalisht në territoret tona të okupuara”.

Aliyev duke vënë në dukje se janë duke i mbrojtur territoret e tyre, tha se “Karabaku është i yni, ai është i Azerbajxhanit”.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se 6 fshatra në rajonet Fuzuli dhe Jabrayil u çliruan nga okupimi Armen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Nënkolonel Anar Eyvazov deklaroi në konferencën për shtyp se fshatrat Karahanbeyli, Gervend, Koy Gerediz, Abdurrahmanli i Epërm dhe Mercanli i Madh dhe Nuzgar të rajonit Jabrayil, të cilat ishin okupuar për shumë vite, janë vënë nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase.

Duke deklaruar se kontrolli u arrit në disa lartësi strategjike në drejtim të Agdere dhe Murovdag, Eyvazov tha se operacioni po vazhdon për të shpëtuar vendbanime të tjera.

Komanda Ushtarake e Azerbajxhanit i bëri thirrje komandantit të garnizonit të forcave të armatosura armene në rajonin e okupuar Agdere të "mos rezistojnë dhe të dorëzohen" për të parandaluar humbjet e jetës.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, thuhet se nëse garnizoni armen dorëzohet, trajtimi i pengjeve të luftës dhe ata civilë do të kryhet në përputhje me Konventën e Gjenevës dhe normat e tjera ligjore ndërkombëtare.

Në deklaratë bëhet e ditur se nëse forcat armene vazhdojnë rezistencën, të gjithë personat e armatosur do të neutralizohen.

Këshilli i Sigurimit i Azerbajxhanit u mblodh gjithashtu nën kryesinë e Presidentit Ilham Aliyev.

 


Lajme të ngjashme