Ushtria armene sulmoi ekipet e gazetarëve të “TRT Haber” dhe Agjencisë së lajmeve Anadolli (AA)

Ushtria armene gjatë sulmeve ndaj Azerbajxhanit gjithashtu shënjestroi ekipin e kanalit “TRT Haber” dhe të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) që punojnë në rajon.

1497979

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ushtria armene bëri provokime të gjera përgjatë vijës së frontit në orën 06:00 me kohën lokale dhe hapi zjarr me armë në shkallë të gjerë, artileri dhe mortaja në pozicionet e ushtrisë dhe vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

Fillimisht në ajër u panë dy avionë pa pilot në zonën ku punonin reporterët që shkuan në vijën e zjarrit për të xhiruar sulmet.

Armenia filloi të gjuante mortaja duke shënjestruar vendndodhjen e reporterëve. Në sulm, ku ndodhën më shumë se një e shtënë me top, predhat ranë brenda 100 metrave nga reporterët.

Gazetarët që u hodhën pas automjetit i shpëtuan sulmit në minutën e fundit.

Ekipet, të cilët nuk u lejuan të bëjnë detyrën e tyre, u detyruan të largohen nga vendi i ngjarjes ndërsa të shtënat me armë vazhdonin.

Lajme të ngjashme