Ushtria armene sërish kryen sulme ndaj territoreve civile të Azerbajxhanit

Pas sulmit të forcave armene ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit, ushtria azerbajxhanase filloi me kundërsulm.

1497953
Ushtria armene sërish kryen sulme ndaj territoreve civile të Azerbajxhanit

Pas sulmit të forcave armene ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit, ushtria azerbajxhanase filloi me kundërsulm.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ushtria armene bëri provokime të gjera përgjatë vijës së frontit rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe hapi zjarr me armë në shkallë të gjerë me artileri dhe mortaja ndaj pozicioneve të ushtrisë dhe vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.

Në deklaratë thuhet se ka civilë të vdekur dhe të plagosur si rezultat i bombardimeve intensive të ushtrisë armene në fshatrat Gapanlt të Terterit, Çigrakli dhe Orta Garvand të Agardamit, Alhanli dhe Sukurbeyli të Fuzulit dhe Çocuk Mercanli të Cebrayilit. Raportohet se infrastruktura civile në këto zona është dëmtuar seriozisht.

Ndërkaq në një deklaratë tjetër të bërë nga Ministria, bëhet e ditur se komanda e ushtrisë azerbajxhanase vendosi të nisë një kundërsulm përgjatë gjithë frontit për të garantuar sigurinë e popullatës civile.

“Trupat tokësore, njësitë e tankeve, raketore dhe të artilerisë, me mbështetjen e mjeteve ajrore pa pilot, zbuluan dhe shkatërruan shumë ushtarë armenë, objektet dhe automjetet ushtarake në front dhe në thellësitë e mbrojtjes”, thuhet në deklaratë, ndërsa shtohet se janë asgjësuar gjithashtu 12 sisteme të raketave kundërajrore OSA që i përkisnin Armenisë.

Deklarata gjithashtu përfshiu informacionin se një helikopter luftarak që i përkiste Forcave Ajrore të Azerbajxhanit u rrëzua nga ushtria armene në drejtim të Terterit, ndërsa thuhet se ekuipazhi i helikopterit mbijetoi këtë sulm.

 


Lajme të ngjashme