Siri – Sulme terroriste të YPG/PKK-së në Ras al-Ayn, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur

Të paktën 2 persona kanë gjetur vdekjen dhe 11 të tjerë janë plagosur të enjten si pasojë e 2 sulmeve terroriste në qytetin Ras al-Ayn, në veri të Sirisë.

1497173
Siri – Sulme terroriste të YPG/PKK-së në Ras al-Ayn, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur

Një shpërthim ndodhi në fshatin Tal Halaf të Ras al-Aynit, qytet përballë nënprefekturës kufitare turke Ceylanpıinar, në rrethin Sanliurfa.

Autoritetet lokale njoftuan se në këtë shpërthim nuk kishte të vdekur ose të plagosur.

Menjëherë pas shpërthimit të parë, këtë herë një autobombë shpërtheu në të njëjtin fshat duke shkaktuar vdekjen e 2 civilëve, përfshi këtu një fëmijë, si dhe plagosjen e 11 të tjerëve.

Dy prej të plagosurve në gjendje të rëndë u dërguan urgjentisht për kurim në spitalet e Turqisë.

Forcat lokale të sigurisë, të cilat filluan një hetim mbi sulmin, theksojnë mundësinë që akti të jetë kryer nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK.

Qendra e Rasulaynit u pastrua nga terrorizmi më datë 12 tetor 2019, përmes Operacionit “Burimi i Paqes” të Forcave të Armatosura të Turqisë.



Lajme të ngjashme