OKB: Propozimi i Putinit për vaksinën kundër COVID-19 mund të vlerësohet nga njësia mjekësore

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, deklaroi të enjten se propozimi i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të dhënë falas vaksinën kundër COVID-19 për stafin e OKB-së, mund të vlerësohet nga njësia mjekësore e organizatës

1497119
OKB: Propozimi i Putinit për vaksinën kundër COVID-19 mund të vlerësohet nga njësia mjekësore

“Faleminderit për këtë propozim bujar. Ne veprojmë nën udhëheqjen e shkencës dhe ky propozim gjithashtu do të vlerësohet nga njësia jonë mjekësore”, u shpreh zëdhënësi Stephane Dujarric gjatë konferencës ditore për shtyp, në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse OKB-ja do të pranonte ose jo propozimin e Putinit për vaksinën ruse kundër llojit të ri të koronavirusit.

“Ne propozojmë që vaksinën tonë t'ua sigurojmë falas punonjësve të Kombeve të Bashkuara”, tha presidenti rus një ditë më herët gjatë fjalës së tij drejtuar sesionit 75. të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.



Lajme të ngjashme