Michel: Propozimi për konferencën e Mesdheut Lindor ka marrë përgjigje pozitive

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se propozoi që me Kombet e Bashkuara të zhvillohet një konferencë e shumanshme për Mesdheun Lindor dhe shumica e aktorëve në rajon i janë përgjigjur pozitivisht.

1497477

Michel, në emër të Bashkimit Evropian, iu drejtua me një video sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që u zhvillua nëpërmjet internetit për shkak të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

Në pjesën e fjalimit që kishte të bënte me marrëdhëniet ndërkombëtare, Michel përmendi çështjen e Mesdheut Lindor dhe duke bërë të ditur se së bashku me vendet anëtare të BE-së janë duke zhvilluar një diplomaci intensive për të ulur tensionin dhe për të nxitur dialogun, Michel tha: “Në këtë kuadër propozova që bashkë me Kombet e Bashkuara të zhvillohet një konferencë e shumanshme për Mesdheun Lindor. Shumë aktorë në rajon që tani kanë dhënë përgjigje pozitive dhe jemi të gatshëm të punojmë për agjendën dhe kalendarin (e konferencës)”.

Lajme të ngjashme