Lavrov: Format i Astanës, i rëndësishëm në krijimin e Komitetit Kushtetues Sirian

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Formati i Astanës ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e Komitetit Kushtetues Sirian, ndërsa shtoi se Rusia, Irani dhe Turqia vazhdojnë të bashkëpunojnë për funksionimin e këtij komiteti.

1497045

Këto deklarata shefi i diplomacisë ruse i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif në Moskë.

Duke folur për takimin e planifikuar mes regjimit dhe opozitës siriane Lavrov rikujtoi se Formati i Astanës është krijuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis sirianëve.

Ai theksoi se Formati i Astanës ka luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e Komitetit Kushtetues Sirian.

Rusia, Irani dhe Turqia vazhdojnë të bashkëpunojnë për funksionimin e Komitetit Kushtetues Sirian. Dhe kjo është diçka e natyrshme. Sepse gjatë punës lindin probleme që duhen kapërcyer”,- shtoi ai.

Nga ana e tij, edhe ministri i Jashtëm iranian Zarif kujtoi se Formati i Astanës kishte ndihmuar në krijimin e Komitetit Kushtetues Sirian.

Formati i Astanës, i cili parashikon krijimin e zonave jokonfliktuale në Siri, ka hyrë në fuqi me një marrëveshje të nënshkruar nga Turqia, Rusia dhe Irani në maj të 2017-s.

Lajme të ngjashme