Kryeministri libian kërkon nga vendet që mbështesin Haftarin të rishikojnë vendimet

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj u bëri thirrje vendeve që mbështesin Halife Hafterin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të rishikojnë vendimet.

1497108
Kryeministri libian kërkon nga vendet që mbështesin Haftarin të rishikojnë vendimet

Në ditën e dytë të punimeve Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj iu drejtua me videokonferencë Sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sarraj u bëri thirrjeve vende që mbështesin Halife Hafterin, liderin e forcave të armatosura jolegjitime që veprojnë në lindje të Libisë, që të rishikojnë vendimet dhe kërkoi prej tyre që punojnë me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë, e cila është qeveria e njohur nga OKB-ja.

“Ne i bëjmë thirrje OKB-së që të hetojnë shkeljet që kanë bërë në Sirte milicët e Hafterit”,- tha kryeministri libian.

Duke iu referuar armëpushimit të shpallur në vend më 21 gusht, Sarraj tha se që ky armëpushim të jetë i efektshëm dhe i përhershëm duhet të çmilitarizohen Sirte dhe Jufra, të cilat kontrollohen nga Hafteri, dhe të largohen mercenarët e huaj nga Libia.

Gjithashtu Sarraj tha se është bërë e detyrueshme reformimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi ai nuk e pasqyron më realitetin ekzistues të botës.  

 


Lajme të ngjashme