Vazhdojnë protestat kundër qeverisë në Egjipt

Protestat që kanë filluar në datën 20 shtator pas thirrjes së kontraktorit opozitar egjiptian, Muhammed Ali që jeton një syrgjynosje vazhduan përgjatë gjithë natës në qytetet Gizë dhe Asyot.

1496784

Sipas medias sociale dhe rrjeteve të lajmeve të opozitës së rrëgjimit egjiptian, mbrëmjen e të mërkurës, grupe protestuesish në rajonin El-Iyad të qytetit Gizë organizuan protesta kundër Presidentit të Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi.

Në kuadër të protestave të cilësuara si “tentativa e shtatorit” qindra njerëz u derdhën natën në rrugët e rajonit Kirdase që zë vend në perëndim të kryeqytetit Kajro.

Protestuesit hodhën slogane të tilla si “Sisi ju vrau fëmijët”, “Sisi ju dogji shtëpinë” dhe “Sisi ju shiti ujin”.  

Protesta pati përgjatë natës edhe në qytetin Asyot që ndodhet në jug të Egjiptit. Në lagjet periferike hapën pankarta dhe lodhën slogane ndaj qeverisë së Sisit.   

Lajme të ngjashme